Micevski i bën thirrje Skender Rexhepit!


Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski i bën thirrje deputetit Skender Rexhepit ta rrëzojnë, siç thotë ai, qeverinë kriminale dhe të deligjitimuar nga popullit.

“Pasi 61 deputetë nënshkruan në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të premten, regjimi hibrid i qeverisë filloi me fushatën brutale, me shumë presione, kërcënime për ta shkelur dinjitetin njerëzor dhe ta shkatërrojë kredibilitetin e kuvendit” shkruan Micevski.

Ai i bën thirrje deputetit Skender Rexhepi për ta mbajtur dinjitetin dhe t’i vendoset fund shkeljes së deputetëve nga, siç e cilëson ai, regjimi hibrid dhe bashkërisht me 19 deputetë nga OBRM-PDUKM me atë, të nisin një nismë të re për mosbesimin e qeverisë.

“Të mos ketë arsyetime pse ka nënshkruar ai ose ai tjetri për arsye se ky votim është votim kundër regjimit hibrid i LSDM-së dhe BDI-së. Shpresoj se do të qëndroni pas shumicës së deputetëve për ta mbrojtur dinjitetin e deputetit dhe imahzin e kuvendit”, shkruan Micevski. Sipas tij, këtu nuk votohet për ideologji por pyetja e vërtetë është nëse do të lejohet që të vazhdojë krimi dhe korrupsioni dhe bashkërisht si opozitë të nisin me reformat në vendin e përbashkët.