Nikolla Micevski, korrdinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, në foltoren e kryeparlamentarit Talat Xhaferri i ka lënë dhuratë një stilolaps me ngjyra kryeministrit Zaev me qëllim siç theksoi ai, mos të hamendësohet gjatë nënshkrimeve të dokumenteve si kryeministër dhe ministër i financave.
Në qeveri kanë ngelur pothuajse të gjithë ministrat të përfshirë në skandale për tenderë të ndryshëm. Pse nuk u ndërrua Oliver Spasovski, që njihet për raste të pazgjidhura vrasjesh dhe dhunës, përgjime të paligjshme.. Pse nuk u ndërrua Koço Angjushev, i cili është përgjegjësi kryesor për katastrofën ekonomike. Pse nuk u ndërrua Radmilla Sheqerinska, që përmendet për furnizime të paligjshme, derisa ushtarët bartin uniforma të shqyera? Ka pyetur Micevski.
Sipas tij, të gjithë ministrat kanë treguar se nuk kanë kapacitet udhëheqje të ministrive, mirëpo shtoi ai, as të porsazgjedhurit nuk ngjallin shpresë se do të përmirësojnë gjendjen në vend.