“Mi morën në bagazh të makinës, njëri më telefonoi që të paguaja”, Rama flet për publikimin e fotove në plazh


Edi Rama iu rikthye historisë së publikimit të fotove tëtij dhe partneres në një plazh nudistësh në plazh dhe tha se ata që ia morën i bënë shantazh që të paguante për të mos i publikuar në prag të fushatës.

Ai tha në “Top Story” se ato ja kishin marrë nga makina dhe e shantazhuan në periudhën e fushatës.

Rama ka theksuar se fotografitë ishin bërë kur ai ishte në Francë, në një plazh publik, i shoqëruar nga partnerja e tij. Në atë periudhë, tha ai, ishte i lirë dhe nuk kishte asnjë lidhje me politikën në Shqipëri.

“Kisha shqetësim sepse në fillim unë këto fotografitë ishte një kuti me fotografi lloj-lloj, ndër të cilat dhe këto fotografi. I kisha lënë në bagazhin e makinës, bashkë me disa të tjera. Se jam shumë i pavëmendshëm me gjërat, i harroj, i lë. Tani fatmirësisht kam një njeri që kujdeset për mua në mënyrë më të jashtëzakonshme.

Një ditë të bukur me bie telefoni, unë atëherë e ngrija gjithmonë telefonin, më thotë dikush se shiko se duhet të bëhesh gati, se duhet të paguash se ke dhe fushatën përpara. I thashë kush je se s’po të kuptoj. Do ta kuptosh më tha.

Nëse nuk paguan ti, do tmerrohen të gjitha gratë, gocat dhe gjithë familjet e këtij vendi. Më kërkoi të paguaja. Në një moment pata një flash, kërkova fotografitë dhe nuk i gjeta. Makina, se ishte në Benz atëherë, kishte shkuar në një remont dhe aty gjerat kishin humbur. E kisha një përgatitje.

Pastaj kur erdhi gjëja, erdhi një zarf të kutia postare. Se unë ju thashë, nuk bëhej fjalë të paguaja. Mendoja se janë fotografitë, erdhi zarfi me këto, e kishin hedhur te kutia postare e bashkisë. Më mori në telefon drejtuesja e organizimit dhe më thotë ku je se duhet të vish.

I thashë mirë mos u shqetëso se nuk është se shef për herë të parë… ore tha leje se nuk është për të qesh po hajde. Sigurisht që u shqetësova por e ndava mendjen se kjo gjë duhej përballu me të vërtetën.

Kisha vajtur në një plazh me të dashurën time, në një plazh në Francë. Unë kisha qenë njeri i lirë. Unë gjithmonë kam pas besim te shqiptarët. Kam pasur bindjen se shqiptarët janë shumë të mprehtë dhe gjëra të caktuara që mund të dëgjojnë që diskutojnë njerëzit, e kanë shumë të fortë instiktin se kush ka të drejtë. Në fund të ditës, brenda vetes të gjithë njerëzit normal do thonë e po pastaj çfarë ka këtu?!

Por nuk ishte aq e lehtë, se më erdhi fjala që kishte shkuar në një gazetë”-tha Rama.