Mexhiti, Zyberi dhe Mahmuti, prezentojnë politikat e BDI-së në Radushë

Shtabi komunal I Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj, I udhëhequr nga Blerim Bexheti, së bashku me kandidatët për deputet, Izet Mexhitin, arben Ziberin dhe SHermine Mahmutin, kanë vizituar vendbanimin Radushë, ku kanë shpalosur idenë dhe konceptin e liderit të BDI-së Ali Ahmetit, për Kryeministrin Shqiptarë.

Ata, gjith ashtu kanë folur për vizionin politik që ky subject paraqet në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe programin zgjedhorë.

Bartësi I listës Izet Mexhiti, tha se ideja për Kryeminstrin Shqiptarë po mirë pritet në të gjitha zonat shqiptare, duke shtuar se BDI deri më tani ka mbyllur disa tema politike dhe tani fokusohet për një politik të barzisë ekonomike.

Arben Zyberi, Bashkimi Demokratik për Integrim, në kontinuitet promovonë kuadro të reja, që kanë dëshmuar aftësi profesionale në sfera të ndryshme jetësore.

Ndërsa, kandidatja Shermine Mahmuti, tha se në BDI rolë të rëndësishëm ka edhe forumi I gruas në hartimin e politikave programore dhe qeveritare.

Radusha njihet si bastion BDI-së në Saraj.