Mexhiti: Vota për ne mundëson përpilimin dhe sjelljen e Ligjeve më të mira, Projekteve më të mëdha për shqiptarët, si dhe për Kryeministrin e Parë Shqiptar!

“Në takimin e realizuar me anëtarët e Shtabit Zgjedhor Komunal -Çair për Zonën 1, Bartësi i Listës në Nj.Z.Nr.1 Izet Mexhiti tha se këto Zgjedhje janë shumë të rëndësishme për faktorin shqiptar, sepse kësaj radhe kërkojmë votë për të realizuar edhe një amanet dhe vizion kombëtar, Kryeministrin e Parë Shqiptar. Nga përvojat tjera në rajon dhe më gjërë mundemi të bindemi se kjo është e mundshme dhe këtë mundësi nuk na e ndalon Kushtetuta e as ndonjë Ligj.

Ai gjithashtu ftoi anëtarët e Shtabit Komunal Zgjedhor që në emër të Kandidatëve për deputetë, të kërkojnë votën, sepse synimi ynë i ardhshëm si deputetë do të jetë të krijojmë Ligje më të mira, Projekte më të mëdha dhe të nevojshme, për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, për vendet shqiptare si ato urbane dhe rurale.” – njoftojnë nga Shtabi komunal BDI – dega Çair.