Kryeministri i ardhshëm Hristijan Mickoski dhe liderët e koalicionit “VLEN” sonte do ta finalizojnë qeverinë. Izet Mexhiti nga koalicioni Vlen për TV 24 konfirmoi se sonte pritet të shtrëngojnë duart me kryeministrin e ardhshëm Hristijan Mickoski.
– Edhe atje janë drejt përfundimit negociatat dhe koalicioni Vlen dhe me VMRO do të mbyllin negociatat për formimin e qeverisë. Parimet e qeverisë së re janë përcaktuar, programet janë harmonizuar dhe jemi drejt përfundimit me eshalonin e tretë. Po analizojmë se kush do të jetë nga koalicioni dhe është e qartë se Kasami po kthehet si kryetar i komunës së Tetovës, kemi vlerësuar se Gashi është më me përvojë për kryetar të Kuvendit. Taravari ka shumë gjasa të jetë ministri i ardhshëm i shëndetësisë, aty është dilema nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale, që do të ishte shumë për buxhetin e shtetit dhe qytetarët e Gostivarit. – tha Mexhiti.