Kryetari i Degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti pas takimit me kreun e BDI-së Ali Ahmeti në Reçicë të Vogël tha se debati mbi pakënaqësitë në BDI do të kthehet brenda partisë. Mexhiti theksoi se do të vihen në funksion organet e partisë për të gjitha vendimet.
“Kërkesa ishte që debati të kthehet në parti dhe mirë bëhet se do të kthehet në pari, do të themelohen organet, të funksionojnë organet, pra me organe të bëhen analizat dhe organet të vendosin për politikat e ardhshme dhe në vazhdimësi të shohim për kërkesat tjera”, tha mes tjerash Mexhiti.