Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti nuk planifikon të japë dorëheqje derisa Kuvendi të vendosë ndryshe.
Doli se BDI-ja përmes Artan Grubit ka vendosur të shkojë deri në fund kundër qytetarëve dhe punëtorëve shëndetësorë”, tha Mexhiti.
Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar se Këshilli Administrativ i Aleancës për Shqiptarët propozoi që Ilir Demir të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, Mexhiti thotë se nuk e di se kush mund ta pasojë atë në këtë post.
“Së pari të shohim nëse do të shkarkohemi”. Kuvendi dhe deputetët do të vendosin se kush do të jetë ministër”, thotë Mexhiti.
Ministri Mexhiti ka qenë në këtë detyrë prej 11 muajsh, si kuadër i Aleancës për Shqiptarët. Shkarkimi i tij u kërkua pasi ai qëndroi pas liderit të partisë, Arben Taravari, se Aleanca duhet të hyjë në koalicionin opozitar gjatë zgjedhjeve, ndërsa krahu i udhëhequr nga paraardhësi i tij, Ziyadin Sela, mendon se partia duhet të dalë e pavarur në zgjedhje.