Mexhiti: Nuk do të dorëhiqem nga posti i ministrit

Në vrullin e reagimeve për dy anët tashmë të përçara të Aleancës për Shqiptarët, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i cili është rreshtuar në anën Arben Taravarit, thotë se si do që të shkojë puna ai nuk do të dorëhiqet nga posti i ministrit dhe do ta realizoj këtë detyrë me përkushtim deri në ditën e fundit.
“Gjithmonë kam qenë pas Taravarit, me Taravarin jemi si një trup dhe një shpirt. Kemi qenë cimera, jemi miq, jemi shokë, bashkëpartiak dhe bashkëpuntor në punën e përditshme si neorolog…Aleanca për Shqiptarët është një, ASH ka kryetarin legjitim dhe ASH do të vazhdoj me politikat e saja”, ka deklaruar Fatmir Mexhiti.