Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti i ftuar në një intervistë në News33, ka folur për propozimin e BDI-së “kryeministri i parë shqiptar” dhe kritikat që ky propozim ka marrë nga opozita.
Izet Mexhiti ka thënë se idenë e BDI-së e kritikojnë ata që kritikuan UÇK-në, Ali Ahmetin dhe arritjet e BDI-së ndër vite
Ai ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim është parti që mbështet në ide. Sipas tij, kjo është arsyeja që BDI-ja, gjithnjë e fiton opozitën që sipas Mexhitit asesi të konsolidohet.
Mexhiti tha se po të mos ishte BDI-ja edhe pozita e kryeparlamentarit do të ishte e pa arritshme për shqiptarët. Ai potencoi se Bashkimi Demokratik për Integrim ka arritur që në atë pozitë ta emërojë në komandant siç është Talat Xhaferi.
Mexhiti shtoi se BDI është e gatshme që të diskutojë me opozitën për një kandidat mbi-partiak për kryeministër. news33