Mexhiti: Kryeministri shqiptar, arritje historike

Ne premtuam kryeministrin e parë shqiptarë që nuk do të jetë në një afat më të gjatë por njëqind ditor, pra që të jetë një fillim i ri apo një histori e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu ka deklaruar sot
koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti.

Ai poashtu u ndal edhe tek çështje tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Avokatit të Popullit duke përkrahur Naser Ziberin duke thënë se ai është një prej emrave më të qëlluar për atë institucion dhe tha se do ta votojë atë në seancën e sotme në aspektin profesional. Mexhiti foli poashtu edhe për regjistrimin duke bërë të ditur se shqiptarët do të jenë mbi 25%.

Është koha që tashmë të realizojmë regjistrimin dhe ta dimë numrin e saktë, jo vetëm ne por edhe institucionet tjera relevante ndërkombëtare që kanë bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, kështu e komentoi në konferencën e sotme për shtyp regjistrimin e popullsisë koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti. Ai tha se sipas gjitha indikacioneve shqiptarët do të dalim mbi 25 për qind në regjistrimin e popullsisë.

“Sipas të gjitha indikatorëve, shqiptarët do të jenë mbi 25 për qind, edhe nga numri i nxënësve edhe nga nataliteti edhe nga shumë faktorë tjerë, të gjitha indikatorët tregojnë që shqiptarët sigurisht janë më tepër se sa kanë qenë në regjistrimin e fundit”, tha mes tjerash Mexhiti.