Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” thotë se BDI-ja po shkon drejt anarkisë dhe revolta brenda këtij subjekti është e madhe.
Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti ka lëshuar akuza të forta në drejtim të zv.kryeministrit të parë, Artan Grubit, për të cilin tha se qëndron pas përçarjeve në parti. I pyetur se si do të reagojnë pjesëtarët e “Grupit të Zjarrit” nëse largohen nga partia, Mexhiti nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt, por tha se ky grup kontrollon 40% të elektoratit të BDI-së dhe shtrihet nga Likova deri në Strugë.
“Ata menduan se me largimin nga pozitat qeveritare do të hështë “Grupi i Zjarrit” por kjo nuk dëshmohet as në terren, as në anketa. Në anketa jemi vazhdimisht në rritje. Në fillim diku ishim 25% nga elektorati i BDI-së, tani shkojmë nga 40% dhe poashtu kemi edhe një pjesë të elektoratit që është i pakënaqur nga subjektet tjera dhe që shohin shpresë tek ne”, tha Izet Mexhiti për gazetën LAJM.