“Karshiaka gjithmonë ka dëshmuar guxim dhe gatishmëri për përkrahje të Platformave Kombëtare
Kisha kënaqësinë të jem prezent në fillimin e punës së Shtabit Zgjedhor Komunal të Degës së Studeniçanit, degë e cila gjithmonë ka treguar seriozitet dhe përkushtim për të triumfuar sfidat që kemi parashtruar para vetes si BDI dhe në veçanti sot për Platformën për Kryeministrin e Parë Shqiptar .
Përskaj kufizimeve dhe masave që na imponon pandemia, prezenca e anëtarëve dhe aktivistëve dhe interesimi i tyre serioz, dëshmon se kemi përkrahjen e duhur. Jam i bindur se bashkë do të korrim dhe një fitore bindëse në Karshiakë dhe gjithandej. Na priftë e mbara!” – thotë Mexhiti
Për më shumë ndiq linkun: