Me një postim në faqen e tij në Facebook kryetari i Shkupit, Petre Shilegov kritikonte idenë e kryeministrit shqiptar si dhe punën e ish-kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti duke shkruar se në komunën e Çairit akoma në shekullin 21 ka mungesë të ujit dhe kanalizimeve, shkruan InfoShqip.com
Pas atij postimi nga ana e kryetarit të Shkupit, ka reaguar edhe Izet Mexhiti ku ka shkruajtur se dëshmi e punës së tij është se ai udhëhoqi me komunën 3 mandate dhe se Shilegovin do duhet të shohim a do të ketë një mandat të dytë.
Mexhiti gjithashtu e ka sfiduar Shilegovin duke i thënë se edhe kryetari i Shkupit mund të jetë një shqiptar.
“Petre,
Konceptin “Një shoqëri për të gjithë” unë e kuptoj si koncept ku edhe shqiptari mund ti aspiron pozitat e larta shtetërore, siç janë kryeministri, pse jo edhe kryetar i qytetit të Shkupit të jetë një shqiptar. Na e sqaroni si e keni menduar Ju këtë koncept?
Animacioni që Ju ka tmerru aq, është realizuar nga një rini e shëndoshë e cila ka vizion. Në fund të fundit, animacion laserik i cili nuk dëmton Kalanë. Por kam nje pyetje.
Çka ndodhi me te gjitha aktivitetet që demtuan Kalane dhe qendren e Shkupit? Si opozite ishe shume i zëshëm kundër Shkupit 2014. Shpejte e harruat. Shume premtime te medha u bene per permendoret e shumta, por tani me parate e qytetareve paguani agjencion sigurimesh qe ti ruan.
“Eftini prikazni” per ne Kala, per mua jane projektet e premtuara “Tuneli nen kala” qe do lidhte 2 anet e Shkupit, te cilin e premtove pa pase asnje studim, thjeshte nje ender. Nese vertete doni ti lidhni 2 anet e Shkupit, dil ne Carshi dhe shikoi problemet reale qe jane ne kompetenca tuaja dhe flasim cka mund te kontribosh. Edhe Ujesjellesi dhe Kanalizimi eshte ndermarrje nen kompetenca direkte tua. Mire qe e permende sepse kane ngele nje mal premtimesh ne leter edhe ne ate fushe.
Ne fund, punen time qytetaret e kane vleresuar me 3 mandate. Koha eshte perpara dhe do e shikojme sa mandate mund ti besh ti.”, perfundoi Mexhiti.