Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” ka komentuar ofertën e kreut të Lëvizjes Besa, Bulall Kasami, që pas shkëputjes përfundimtare nga BDI, edhe ky grup t’i bashkëngjitet opozitës. Mexhiti thotë se betejën do ta vazhdojnë brenda BDI-së.
“Urojmë konsolidimin e opozitës shqiptare. Ne e vazhdojmë betejën fuqishëm brenda BDI-së”, tha Mexhiti.