Mexhiti: Blerimi ka qenë me Gruevskin unë kam qenë me Zaevin. Edhe sot me më pyet se për cilin vendos mes këtyre dyve – unë them vendosi për Zaevin

Izet Mexhiti ka komentuar në Click Plus deklaratat e Blerim Bexheti, të thëna në studion e njëjtë ditë më parë, ku thotë se “Mexhiti i ka shërbyer Zaevit”.

Mexhiti tha se nuk është pishman që ka qenë në taborin që kanë qenë që BDI-ja të lidh koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit.

“Ishim mes gruevskit dhe zaevit. Se krejt kemi qenë në tabore. Unë e kam udhëhequr taborin për mu nda prej Gruevskit dhe për me ba një fillim të ri të BDI-së dhe nuk i bi pishman se kjo ka qenë vendimtare për të ndryshuar emrin. edhe atëherë Blerimi ka qenë me Gruevskin unë kam qenë me Zaevin. Edhe sot me më pyet se për cilin vendos mes këtyre dyve – unë them vendosi për Zaevin me bindjen se është më e mira për këtë shtet dhe për shqiptarët”, tha Mexhiti.

Duke ndaluar te pikëpamjet e Bexhetit, ai deklaroi diçka të pa dëgjuar më parë. Mexhiti tha se telegrami i tretë që raportohej në media që e ka dërguar ish kryeministri, tani në Hungari, Nikolla Gruevski ka qenë për kryetarin e Sarajit nga radhët e BDI-së, Blerim Bexhetin.

Nuk kam dilema se edhe atëherë edhe sot ka qenë me Gruevskin, ka preferenca për të. Sepse edhe ata telegrame që u përmendën – një për Ahmetin, një për Talatin dhe i treti që nuk u përmend është për Blerimin.
Gruevski i ka çuar telegram Blerimit?
Po, për hapjen e Kodit Penal për shlyerjen e 70% të veprave të klikës së Gruevskit”, tha Mexhiti./TV21