Lindita Bami, që në media u raportua se ishte në një lidhje me Mevlan Shabën ka reaguar me një postim në Instagram, duke mohuar të gjitha thashethemet.
“Sa shumë persona ma kanë bërë këtë pyetjen. Jo thjesht jemi shok shumë të mirë. Kam një respekt shumë të madh për Mevlanin”, është përgjigjur Lindita në pyetjen e një ndjekësi.
Dyshimet lindën kur Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Princ, ka publikuar në “Instastory” një fotografi të Mevlan Shabës dhe Lindita Bimit, të cilët dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Në foton në fjalë, Mevlani dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” duken sikur për pak do i japin njëri-tjetrit një puthje.