Kundërpërgjigja e presidentit, Ilir Meta, për nismat ligjore të Partisë Socialiste që tentojnë ta përjashtojnë nga politika është testi i drogës për politikanët.
“Nismat e PL-së, lidhur me integritetin e personave publik, kontroll të shëndetit mendor në mënyrë të veçantë për kryeministrin aktual. Po ashtu testi drogës”, tha Meta. Apelit të kryeparlamentares në seancën e pare të vjeshtës nga Partia e Lirisë, do t’i përgjigjen vetëm 4 deputetë.
“Nuk do habiteni që të jem përpara parlamentit si kryetar i Partisë së Lirisë bashkë me shqiptarët e papërfaqësuar nga një parlament me vota të vjedhura. Forca e kësaj politike, qëndron në sheshe te njerëzit”, u shpreh Meta. Ai nuk përjashton as protestat e përbashkëta me demokratët, por të parën ka ndërmend ta thërrasë pa Sali Berishën, duke i rrëmbyer në këtë mënyrë flamurin e kryeopozitarit.
“Kemi një agjendë antikorrupsion si parti e lirisë për të protestuar te vetë vendet e krimit ku janë. Një nga protestat e para do njoftohet brenda 24 orëve”, shtoi kreu i PL-së. /TCH