Meta poston pamjet e dhunës pak orë para nisjes së protestës për Teatrin (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka postuar një video të dhunës policore të ushtruar ditën e djelë mbi trupat e protestuesve dhe artistëve që kundërshtuan shembjen e Teatrit Kombëtar.

Meta shkruan se kush hesht ndaj dhunës është bashkëfajtor, një mesazh që kreu i shtetit e përcjell pak orë para nisjes së protestës së thërritur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! “-shkruan Meta.