Meta: Paralajmëroj horrat ndërkombëtarë, nuk i llogarisë fare


Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar zyrtarët ndërkombëtar në vendin tonë horra dhe gangsterë e prej të cilëve nuk trembet.

Presidenti ka dhe një paralajmërim për ta, duke thënë se duhet të kenë kujdes pasi Shqipëria nuk është vend për eksperimente.

“Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental. lir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit , por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe Ne, zgjidhjen do e japim vetë.” tha Meta./ Opinion.al