Presidenti Ilir Meta ka dekretuar dy ligjet e miratuara nga Parlamenti ditën e enjte, për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe të Suedisë. Kreu i shtetit nuk ka humbur kohë dhe ka dekretuar pa vonesa këto dy ligje që ratifikojnë protokollin e NATO-s për dy anëtarësimet e reja. Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.
“Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria. Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë. Së bashku qëndrojmë më të fortë”, thuhet në mesazhin e Presidentit Ilir Meta. /tvklan.al