Meta asnjë ide mbi atë që e priste/ Kishte njoftuar konferencë për shtyp, por përfundoi në pranga

Pak më parë BKH e asistuar edhe nga policia, kanë arrestuar Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Me sa duket, kreu i PL nuk kishte asnjë indicie për atë që mund të ndodhte, pasi kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp që do të niste në orën 13:40.

“Përshëndetje!

Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë. Sinjali nga Fibra, Facebook dhe You Tube. Lutemi mediave, për transmetimin live.

Faleminderit!”, thuhet në mesazhin dërguar mediave.