Mësuesja në Angli kryen abuzim seksual me nxënësin e saj që i jepte leksione në matematikë

Mësuesja e matematikës nga Anglia është dënuar për abuzim seksual me një djalë që i jepte mësime online, raporton BBC.

Policia e Nottinghamshire tha se Holly Rouse-Sweeney (37) kishte organizuar një takim me adoleshentin në shtëpinë e saj të vjetër dhe kishte pasur kontakt seksual me të në disa raste, edhe pse e dinte se ai ishte i mitur.

Në maj të vitit të kaluar, nëna e djalit gjeti mesazhe të papërshtatshme nga mësuesja në WhatsApp-in e telefonit të tij dhe e njoftoi policinë.

Mësuesja u dënua me gjashtë vjet burg në gjykatën e Nottinghamit të premten, pasi pranoi disa akuza penale.

Pas arrestimit të 37-vjeçares, policia gjeti disa ditarë komprometues në laptopin e saj ku ajo përshkruante në detaje abuzimin dhe përmendte moshën e djalit.

Ajo pretendoi se veprimet e saj ishin të ndikuara nga një gjendje e gjatë të shëndetit mendor.

“Në vend që ta mësonte matematikë, ajo e shfrytëzoi për të kënaqur nevojat e saj seksuale,” tha Keeley Bringhurst, ekspertja e policisë për abuzimin e fëmijëve. Mësuesja Rouse-Sweeney pranoi fajin për dy akuza të aktivitetit seksual jo-penetrativ me djalin dhe katër akuza për nxitjen e djalit në aktivitet seksual.

Ajo është regjistruar në regjistrin e krimeve seksuale dhe i është ndaluar qasja dhe çdo kontakt me viktimën.