Mësuesja e shqetësuar: “Dukuri tragjike, prindi thotë kam hequr dorë nga fëmija im, s’kam metodë si ta edukoj”

Sihana Kaba

Të nderuar prindër të nxënësve!
Kohëve të fundit, po shoh një dukuri mjaft devijante nga ana e nxënësve, prej kl. I deri në klasën lX!
Këtu, e kam fjalën për një grup nxënësish sepse falë Zotit, kemi edhe të mirë por, humbin nën hijen e të tjerëve.
Kur prindi ngre dorë nga fëmija i vet, kjo është tragjike por, edhe përtej kësaj të gjithë shohin punët e veta ndërsa problemet na i lanë nëpër shkolla.
Pajtohem me prindin kur thotë:
“Nuk kam më çka të bëj, nuk merr vesht. Bëni çka të doni me të”!
E thotë këtë, ngaqë fare-fare nuk i bije të shihet me fëmiun sepse gjithë ditën punojnë, në mbrëmje të lodhur pak, një makiato në kafen e lagjes dhe përfundon dita. Dhe, kështu përfundojnë gjithë ditët…dhe, ME TË VËRTETË NUK KA ÇKA I BËN SEPSE PRINDI NUK KA ASNJË PROBLEM, FARE…
Kështu që, problemet mbeten në shkollë dhe hapësirat e shkollës.
Kisha një apel për gjithë prindërit:

PËR KË PUNONI ZONJA DHE ZOTËRINJ?
PËR VETE?
NDJEHENI REHAT ME SHOQËRITË E JUAJA TË PUNËS NËPËR KAFITERI E ÇAJTORE?
A NUK JU VJEN GJYNA PËR FËMIJËT E JUAJ QË, FARE NUK I MERRNI NË DORË?
MENDONI SE JU JEPNI PARA NË DORË, 500 DENARË OSE 1000 DENARË DHE KENI BËRË ÇUDIRA, BILE EDHE KRENOHENI?!?
JO, JO TË NDERUAR, SHUMË PO GABONI!
ATA KANË NEVOJË PËR JU, PËR BISEDA ME JU, PËR SHËTITJE ME JU, PËR KËSHILLA NGA JU, T’I DËGJONI ATA, PSE BËJNË PROBLEME NË SHKOLLË, PSE NUK E DUAN SHKOLLËN, PSE PO E PIJNË DUHANIN AQ SHUMË SI PLEQTË???…
MERRNI PUSHIME PA PAGESË DHE PUNONI ME FËMIJËT TUAJ SA NUK ËSHTË VONË SEPSE, SHUMË PRINDËR SOT EDHE JANË PENDUAR – POR VONË, SHUMË VONË!

Respekte për gjithë prindërit por, fëmijët po i vuajnë shumë gabimet e tyre!