Ka pesë muaj që nuk janë parë, pasi mësimin e kanë realizuar në distancë. Por emocionet nuk po mund t’i përmbajë mësuesja Suzana Jakupi Kurbatoviq. Shkas i takimit të saj me nxënësit të klasës së pestë u bë kthimi i librave shkollor të klasës së katërt.
“Kanë mbaruar nxënësit klasën e katërt dhe vazhdojnë klasën e pestë”, u shpreh Suzana Jakupi-Kurbatoviq – mësuese e ciklit të ulët. Por mësuesja Suzana nxënësve në distancë do t’u ligjërojë edhe pas 1 tetorit.
Ajo tregon se cili është efekti nga mësimi online.
“Kjo lëre që ndikon në zhvillimin edukativ, kjo ndikon edhe në zhvillimin emocional dhe zhvillimin social të nxënësve. Se, faktikisht, socializimi apo shoqërimi është mjaft i nevojshëm për jetën e mëtutjeshme të nxënësve. Sepse prej klasës së parë dhe të pestë mjaftë punohet në aspektin social te nxënësit”, tha mësuesja Suzana Jakupi Kurbatoviq.
Për këtë ajo rekomandom mësim me prani fizike deri në klasën e pestë. Rikthimin në shkollë e duan edhe nxënësit.
“Tash varet prej strukturës së klasës. Në klasë ka nga tre nxënës që nuk mund të kyçen në mësim online. Po flas nga përvoja ime”, u shpreh mësuesja Suzana Jakupi Kurbatoviq.
“Ma mirë është në shkollë. A ju ka marrë malli për mësuesen? Po!
A po ndjeheni të rrezikuar prej koronavirusit?
Jo!”
Ministri i shëndetësisë, Venko filipçe deklaroi se mësimi online është e vetmja mundësi tash, sepse rikthimi i nxënësve në shkolla do të bëhet gradualisht.
“Qëllimi është që të gjithë nxënësit të jenë në klasa, sepse mësimi me prani fizike nuk ka alternativë. Jemi të vetëdijshëm se mësimi online tash është një mundësi, pro duke e pasur parasysh se prioritet është ruajtja e shëndetit të nxënësve, hyrja e nxënësve në klasë do të bëhet në formë graduale”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Mësuesja Suzana shpreson se me nxënësit do të mund të ritakohet edhe pasi të fillon viti shkollor më 1 tetor, kur sipas planit të miratuar nga Qeveria, në shkollë rikthehen nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, por me pëlqim paraprak të prindërve.