Duke thënë se “mësuesit po e teprojnë dhe nuk i mësojnë fëmijët asgjë”, prindërit dhe gjyshërit e anketuar nga indeks.mk kërkojnë që fëmijët dhe nipërit e tyre të kthehen në bankat shkollore.
Ata thonë se greva e mësuesve është e politizuar dhe fëmijët po humbin shumë.
Prindërit dhe gjyshërit i thonë portalit Indeks se për nxënësit është shumë nëse e humbin edhe një ditë e jo më shumë.
Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i propozoi SASHK-ut rritje për 12% të rrogave por këta të fundit si dorë e zgjatur e VMRO-së nuk pranuan këtë rritje dhe thanë se greva do të vazhdojë.
Kujtojmë, sot është ndalur greva në çerdhe dhe edukimi i fëmijëve do të vazhdojë. /indeks.mk/