Mësuesit në turmë dhe pa maska/ Shkelen rregullat e mbrojtjes nga Covid-19

“Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi”, ky ishte urdhëri i kryeministrit Edi Rama pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus por është ora 6:30 e mëngjesit e 18 qershorit , ende pa mbaruar gjendja e jashtëzakonshme për shkak të covid 19dhe mësuesit qëndrojnë pranë njëri tjetrit sikur të mos kishte pandemi.

Pse po rrini pranë njëri tjetrit?

Në distancë jemi.

-profesori pse pa maskë?

Sa e kam lënë te makina e do ta marr.

Edhe pse vetë ministria e arsimit në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë ka hartuar një rregullore të posaçme për zhvillimin e maturës në kushtet anticovid, këto masa duket se janë vetëm për nxënësit.

Respektimi i distancës prej 1.5 metra nga njëri tjetri si një kriter kryesor për të ndaluar përhapjen e koronavirusit e i parashikuar në rregulloren e maturës shtetërore ishte i pamundur në sipërfaqen e vogël ku caktoheshin një numër i madh mësuesish administratorë për monitorimin e procesit të testit te fundit për maturën. Pavarësisht se kishte sinjalizues distance, stafi pedagogjik herë pa vetëdije e herë prej pamundësisë nuk e zbatonte. teksa në klasat ku do testohen nxënësit nuk lejohen më shumë se 10 veta, për mësuesit nuk ndodh diçka e tillë. Mbi 1000 mësues të shkollave të ndryshme të Tiranës u mblodhën në oborrin e shkollës 9 vjeçare Kosova, ku u vendos ndarja e tyre për ndjekjen e procesit të maturës në një prej gjimnazeve.

-do zgjidhet se në cilën shkollë do administroni?

Po, po. Tani në mëngjes bëhen përzgjedhjet.

“E njëjta gjë vlen edhe për Kamzën. Qindra mësues por edhe polic që duhet të sigurojnë mbarëvajtjen e provimit të fundit të maturës shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje janë grumbulluar në oborrin e shkollës se mesme “Ibrahim Rugova”, ku po bëhet ndarja e tyre nëpër shkolla që do administrojnë”.

Ndërsa në rregulloren e maturës shtetërore përcaktohet qartë se lista emërore e mbikëqyrësve që do caktohen në mjediset e provimit hartohet nga komiteti i maturës shtetërore 1 muaj para datës së provimit të parë, por pamjet e mëngjesit të sotëm treguan se Ministria e arsimit po bën dy herë shkelje, jo vetëm për mos zbatimin e procedurës për administratorët por edhe për protokollin anti-covid.