Mësuesit në klasa, nxënësit “në grevë”, kjo ishte situata në shkollat fillore dhe të mesme

Nxënësit dhe mësimdhënësit e arsimit fillor dhe të mesëm i’u rikthyen procesit edukativo arsimor pas ndërprerjes së përkohshme të grevës thuajse tre javore.

Zhurma e nxënësve dëgjohej në të gjitha shkollat fillore, por jo si zakonisht. Numri i nxënësve në klasa ishte i vogël.

“Unë jam klasa e nëntë dhe sot kishte vetëm 10 nxënës. Gjithsejtë jemi 35”.

“Mbajtëm tre orët e para, nuk kishte nxënës edhe për këtë shkak shkuam”.

Shumë prej nxënësve thanë se u kishte munguar mësimi. Shpresojnë ta kompensojnë materialin e humbur.

“Shkolla na kishte munguar shumë, sot nuk ishim shumë nxënës, ishim vetëm 5 nxënës në klasë. Shpresojmë që do ta kompensojmë këtë humbje dhe të kthehemi sa më shpejt në normalitet”

“Besoj që prej javës tjetër mund t’i kompensojmë mësimet, notat e të tjerat”.