Mësuesi unik i matematikës: Kam 118 fëmijë, 14 gra janë shtatzënë për momentin

Clive Jones, një ish-mësues matematike, 65 vjeç, tregon për Unilad eksperiencën e tij si “dhurues sp erme”. Ndonëse ai thekson se ajo që bën është e ligjshme, Clive mbetet “i palicencuar” në atë që bën, për sa kohë që nuk ka një regjistrim të rregullt në klinika mjekësore.

Ai thotë se nisi ta bënte këtë përpara shumë vitesh dhe se aktualisht, “ka 118 fëmijë”, ndërsa për momentin, “14 gra janë shtatzënë”.
Kur pyetet nëse ndihet çuditshëm për këtë, Clive thotë se “ndihet mirë që ka ndihmuar 118 njerëz” dhe se “me kalimin e kohës, thjesht mësohesh me idenë”.

Prej shumë kohësh, ai e fshehu historinë nga e gruaja, e cila një ditë zbuloi gjithçka rastësisht në telefonin e tij.
“Në nënvetëdijen time, unë e lashë vetë telefonin hapur, sepse doja që ajo ta merrte vesh. Sigurisht që s’i pëlqeu ideja, por kishte dy zgjidhje: të më dëbonte nga shtëpia ose të më pranonte. Ajo pranoi”.