Ka 12 vjet që punon në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit. Mësuesi, Metush Memedi që ligjëron lëndën “Etikë dhe religjion” në këtë shkollë, thotë se humbja e 5 nxënësve të kësaj shkolle në aksidentin tragjik në Bullgari, ka qenë një nga ngjarjet më të rënda për të.
“Brenda 45 njerëzve që kanë vde*kur i kemi edhe 5 nxënës të shkollës tonë “Ismail Qemali”. Kjo na ka mërzitur shumë. Për ne është tragjedi e madhe. Sot, jemi këtu edhe arsimtarët dhe nxënësit, por mësimi ka shkuar disi me zor, sepse nxënësit, posaçërisht ato klasa që kanë nxënës dhe shokë të tyre, që kanë humbur jetën në këtë tragjedi. Zoti i mëshiroftë ata, ndërkaq familjarëve, përgjithësi atyre që kanë vdekur, Zoti ua shtoftë durimin. 2 nxënës janë klasa e 9, një nxënës i klasës së 8, një nxënës i klasës së 6 dhe një vajzë e vogël është klasa e dytë”, tha mësuesi Memedi.
Ka treguar se para se të fillojë marshi, kanë vizituar dy prindërit e nxënësve të vde*kur. Ka treguar se ishin tejmase të mërzitur, por e përmbanin veten.Nga familja Jahi, prej ku janë fëmijët, mësuesi Memedi ka treguar se janë gjithsej 8 fëmijë me dy nënat e tyre që kanë humbur jetën në aksident.
5 prej fëmijëve, janë nxënës të shkollës “Ismail Qemali”. “Para një ore ishim te familjarët me disa nxënës dhe arsimtarë. U takuam me ata. Kërkuam leje nga ata dhe ata na pranuan, dy prindërit. Nga ajo familje që po flas, familja Jahi, kanë vdekur 10 veta, ku 8 janë fëmijë dhe dy nëna. Është tragjedi shumë e madhe, është mërzi. posaçërisht për ne si arsimtarë, nxënësit i kemi të mërzitur”, tha i më tej i mërzitur.Sot nxënësit po marshojnë për të kujtuar shokët e tyre. Bashkë me ata janë edhe mësuesit. Marshi do të përfundojë në Sheshin “Skënderbeu”, ku një nxënës do të ketë fjalim.