Mësuesi iu tregon nxënësve karikatura të profetit, mbyllet shkolla në Britani

Një shkollë në Britani u detyrua të mbyllë dyert ditën e premte në Britaninë e Madhe për shkak të një pro*teste të një grupi muslimanësh, të cilët kërkojnë heqjen nga puna të një mësuesi i cili iu kishte treguar nxënësve disa karikatura të profetit Muhamed.
Drejtori i shkollës, duke iu fr*ikësuar një përshkallëzimi të situatës, vendosi të kalojë mësimin online dhe thërriti roje sigurie për të monitoruar pro*testën. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Edhe mësuesi që tregoi karikaturat e shumëpërfolura, një ish-lojtar regbie, që jeton pranë shkollës së Batley, është marrë në mbrojtje të rreptë nga policia. Emri i tij nuk bëhet me dije, por mësohet se është pe*zulluar nga detyra deri në sqarimin e ngjarjes.
Publikimi i karikaturave të profetit Muhamed është diçka që nuk pranohet nga besimtarët muslimanë, dhe për një ngjarje pothuajse të ngjashme në Francë një mësues u v*ra.