Mësuesi dhunon njërin prej nxënësve dhe mbyllet në zyrën e tij!

Një rast i paprecedentë dhune mësohet se ka ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Temo” në Strugë.
Sipas informacioneve, mësohet se një professor ka dhunuar njërin prej nxënësve, ndërkohë që rasti është marrë në hetim nga policia.

Profesori është ndaluar ngë efektivët në ambientet e shkollës dhe është shoqëruar në komisariat.
Pas dhunës profesori është mbyllur në zyrën e tij edhe nuk i hap derën policisë. Efektivët janë detyruar të thyejnë derën e zyrës për ta shoqëruar në polici profesorin.