Messi mund t’i bashkohet Interit në verë

Raportimet nga Spanja thonë se Lionel Messi mund t’i bashkohet Interit në verë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germain.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka pak më shumë se tre muaj të mbetur nga kontrata e tij me skuadrën parisiene dhe një marrëveshje e re nuk është e garantuar, që do të thotë se ai mund të jetë sërish një agjent i lirë në verë.

Interi ishte një nga klubet e lidhur me Messin pas largimit të tij nga Barcelona në verën e vitit 2021 dhe zëvendëspresidenti Javier Zanetti konfirmoi muajin e kaluar se bisedimet ishin zhvilluar.

Gazetari spanjoll Sergio A. Gonzalez raportoi sot se një ‘burim i besueshëm’ pohoi se Interi po kërkonte të nënshkruante Messin në verë, nëse ai vendos të mos rinovojë kontratën me PSG.

Një faktor i rëndësishëm në bisedime është miqësia e sulmuesit të yllit me Zanettin.

Pavarësisht thashethemeve, është e vështirë të imagjinohet se Interi ka aftësinë për të arritur këtë marrëveshje, duke qenë në një pozicion financiar delikat mes shqetësimeve të ndryshme të borxhit të presidentit Steven Zhang.