Messi mposht Ronaldon

Ka përfunduar miqësorja në mes PSG-së dhe ekipit Al Nasr & Al Hilal All Stars.

PSG-ja e Messit mposhti skuadrën e Ronaldos 5:4, në një spektakël golash, shkruan lajmi.net.

Kampioni francez, PSG gjetën golin e parë kundër skuadrës së Cristiano Ronaldos, falë golit të Lionel Messit.

Messi shënoi në minutën e 3’ për 1:0.

Mirëpo, rivali i argjentinasit, Cristiano Ronaldo në këtë takim shënoi golin e parë të karrierës së tij në Arabinë Saudite.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo arriti ta shënojë golin e barazimit për yjet e Al Nassr dhe Al Hilal në përballjen kundër Paris Saint-Germain.

Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën e 34’ për 1:1.

Më pas ishte Marquinhos që shënoi për parisienët dhe e çoi rezulatin në 2:1.

Megjithatë, Ronaldo nuk u ndalë duke shënuar edhe golin e dytë personal kundër PSG-së së Leo Messit.

Ai shënon në minutën e 45+6’ për 2:2.

Ndërkaq, para se Ronaldo ta gjente golin e barazimit për skuadrën e tij, PSG kishte rastin ta thellojë epërsinë përmes Neymar, por që ky i fundit nuk u tregua i suksesshëm nga pika e bardhë, respektivisht nga penalltia në minutën e 45+3’.

Pjesa e parë u mbyll 2:2. Edhe pjesa e dytë ishte e mirë dhe dhuroi gola.

Po rridhte minuta e 53’ kur Ramos shënoi dhe i riktheu epërsinë PSG-së.

Megjithatë përgjigja e ekipit të Ronaldos ishte e shpejt, pasi tre minuta më vonë barazuan përsëri shifrat, pas golit të Jang.

Ishte Kylian Mbappe që i dha epërsinë sërish parisienëve, ai u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 60’.

Ekitike ishte ai që u përkujdes ta çoi rezultatin 5:3, pasi realizoi një gol të bukur në minutën e 79’.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit All Stars shënuan edhe njëherë me anë të Talisca për rezultatin final 5:4.