Sot Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës mbajti mbledhjen e 13-të me radhë, ku nga organet kompetente shëndetësore dhe të sigurisë shqyrtuan gjendjen me përhapjen e pandemisë.
Nga Komuna e Tetovës informojnë se numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 mbetet 176. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 80 persona kurse 16 kanë ndërruar jetë.
Sipas komunave ky numër është si vijon:
-Komuna e Tetovës 84 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 47 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 18
-Komuna e Bërvenicës 15 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 5, dhe
-Komuna e Zhelinës 7 të infektuar (3 persona kanë ndërruar jetë)
Dje janë realizuar gjithsej 21 testime, nga të cilat 18 janë testime kontrolluese kurse 3 janë qytetarë që kanë pasur kontakte me persona të infektuar dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ ndaj Covid-19.
Poashtu gjatë javës së kaluar ka pasur tendencë në rritje të numrave të të infektuarve me Covid-19, por janë regjistruar edhe 11 persona të shëruar.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informoi se gjatë fundjavës janë evidentuar 17 raste të mosrespektimit të orës policore, dhe ndaj këtyre personave është inicuar procedurë penale.
Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 7 persona, në vetizolim 242, kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit gjenden 116 persona”.
SPB Tetovë informoi se gjatë këtyre ditëve janë shqiptuar 52 kallëzime për mosmbajtje të maskave mbrojtëse nga ana e qytetarëve.