Mësoni si do të jetë moti këtë javë

Një sistem frontal stacionar pritet të kaloj mbi rajon sonte gjatë natës dhe ditën e martë. Si rrjedhojë e kalimit gradual të këtij fronti, priten reshje më të vazhdueshme shiu, që vende-vende mund të jenë më intensive. Reshjet nëpër lokalitete do të vazhdojnë edhe të martën gjatë mbrëmjes dhe mëngjesin e ditës së mërkurë, kur edhe pritet të pushojnë. Të martën temperaturat do të mbeten të ulëta, e ditën e mërkurë do të shënojnë rritje.

23.06.2020 – Freskët, kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu. Në mbrëmje reshje lokale shiu. Vende-vende reshjet pritet të jenë më intensive. Temperaturat në vise të ulëta 14C deri 19C, e në vise malore 10C deri 14C. Era do të fryj mesatarisht nga veriperëndimi 4-9m/s, e në Dukagjin e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s. Indeksi

24.06.2020 – Në mëngjes kryesisht me vranësira, reshjet vazhdojnë lokalisht edhe paradite. Gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 24C, e vise malore 11C deri 18C. Do të fryj erë e lehtë nga verilindja 2=6m/s. Indeksi UV: 8.