Mësohet se sa para fituan Mike Tyson dhe Jake Paul

“Youtuberi” Jake Paul mundi Mike Tyson në një shfaqje boksi në një stadium të mbushur plot në Arlington, Teksas, përpara 80,000 njerëzve.
Rikthimi i 58-vjeçarit “Iron Mike” nga pensioni për një ndeshje profesionale të licencuar u shpërblye për të dy, pasi të dy fituan shuma të mëdha parash. Duhet thënë se më shumë se dy milionë njerëz e ndoqën ndeshjen nga ekranet e vegjël në Netflix.

Sipas të gjitha llogaritjeve, ky do të jetë eventi më i ndjekur i boksit për këtë vit dhe me shumë gjasa edhe më fitimprurësi, pasi të ardhurat nga shitja e biletave thuhet se kanë arritur në 17 milionë euro, shuma më e lartë në historinë e arteve marciale jashtë shtetit amerikan të Nevadës.
Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Tyson ka fituar rreth 425 milionë euro. Ndeshja kundër Paul-it do të hyjë në top pesë për fitime, pasi vetëm për të hyrë në ring ka marrë rreth 20 milionë euro.
Edhe pse nuk arriti shifrën rekord prej 100 milionë eurosh që fitoi në ndeshjen kundër Lewis në vitin 2002, sërish nuk i veshi dorezat kot.

Shifra prej 20 milionë dollarësh pritet të rritet kur të shtohen të ardhurat nga shitja e biletave, pasi Paul pretendon se kjo do të jetë fitimi më i madh nga biletat për një ngjarje të mbyllur në Shtetet e Bashkuara.
Paul, i cili ka fituar më shumë në karrierën e tij nga ndeshjet me Tommy Fury dhe Nate Diaz, thotë se ka marrë dyfishin e Tyson-it, rreth 40 milionë euro, duke kaluar pragun magjik të “qindësheve” në karrierën e tij të shkurtër, por shumë fitimprurëse si boksier.