Mësohet qyteti në të cilën mbrëmë ka ndodhur vrasja e dyfishtë

Mbrëmë në Kratovë ndodhi një vrasje e dyfishtë. Një grua 37-vjeçare është arrestuar pasi me thikë vrau burrin dhe vjehrrin e saj. Arsyeja e vrasjes ende nuk dihet, por besohet të ketë qenë një zënkë familjare. Gruaja është arrestuar nga policia dhe priten më shumë informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).