Mësohet identiteti i gruas që vdiq pasi ra nga një ndërtesë në Shkup së bashku me një fëmijë 9-vjeçar

Akoma nuk dihet si ra 69-vjeçarja dhe një fëmijë 9-vjeçar mbrëmjen e djeshme nga një ndërtesë në Kisella Vodë të Shkupit. Policia publikoi mëngjesin e sotëm identitetin e gruas, e cila vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa fëmija 9-vjeçar u dërgua në spital me lëndime.

„Më 03.12.2024, në orën 19:40, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Shkupit u raportua se dy persona kishin rënë nga një ndërtesë në territorin e Kisella Vodës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se gruaja D.S. (69) nga Shkupi ka vdekur nga lëndimet që ka marrë në vendin e ngjarjes, ndërsa një fëmijë 9-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime dhe është transportuar në kompleksin klinik „Nëna Terezë“ për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit“ – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.