Mësohet e vërtetë e kolabrimit të Eriksonit

Christian Eriksen kishte pësuar arr*est kardiak gjatë ndeshjes ndaj Finlandës, kështu se paku pretendon doktori i Kombëtares së Danimarkës, Morten Boesen. Më herët, u konfirmua se mesfushori është në gjendje stabile dhe ka filluar ta marrë vetën.
Në konferencë për media, Boesen ka zbuluar për disa momente, Eriksen kishte ‘shkuar’.

“Ai iku. Sa afër ishim? Nuk e di”.
“Kushtet e tij janë stabile dhe vazhdon në spital për teste të tjera. Këtë mëngjes biseduam me Christian që dërgoi mesazh për bashkëlojtarët”.
“Skuadra dhe stafi do vazhdojë të mbështes njëri-tjetrin pas in*cidentit të djeshëm”.

Tutje, Boesen zbuloi se fillimisht mund ta ndjente pulsin e mesfushorit, pastaj u detyrua t’i jep CPR.
“Kur iu bashkova, ai ishte duke marrë frymë, mund t’ia ndjeja pulsin, por pastaj ndryshoi dhe u detyruam t’i japim CPR”.
“Ndihma erdhi shpejtë nga stafi mjekësorë dhe menaxhuam ta rikthejmë Christian”, deklaroi ai.
Ndërkohë, ka raportime se Eriksen mund të mos luajë më futboll.