Mësohen shkaqet dhe vendi ku nisi zj*arri në autobusin e ak*sidentuar në Bullgari!

Janë mësuar shkaqet dhe vendi ku nisi në fillim zjarri në autobusin që u përflak më 23 nëntor në Bullgari ku si pasojë vdiqën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë.
Këtë e ka bërë të ditur prokurori Biser Mihaillov, i cili punon në zbardhjen e rastit të aksidentit në emisionin “Fytyrë më fytyrë” në televizionin nacional Bullgar (BTV).

Marian Marinov nuk dëshiroi të zbulojë shkakun e zjarri dhe tha se “këtë do t’ua lë ekspertëve” të cilët dje përsëri kanë kryer kontroll të madh të autobusit.
Ai shtoi se një pjesë e madhe e rrethojës së autostradës ky hyrë në autobus në pjesën e përparme të gomës së përparme deri te dera e përparme, kurse rezervuari i cili ka qenë prej plastike, është shkatërruar në tërësi.

“Mund ta paramendoni se çfarë fërkimi dhe shkëndija ka pasur”, komentoi Mihaillov.
Hetusi shtoi se autobusi ka qenë i vjetër dhe ka pësuar riparim në Turqi dhe se tërë aparatura i është ndryshuar dhe nga fillimi duhet të sqarohet nëse i riu është “jofabrikues”.
Mihaillov ka hedhur poshtë edhe spekulimet në publik se në autobus ka pasur eksploziv, tuba me benzinë apo materie shpërthyese.