Sindikatat e Arsimit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut kanë paralajmëruar grevë në rast se kërkesat e punonjësve të arsimit për rritje pagash nuk merren parasysh nga Qeveritë përkatëse. Vendimi për grevë nga Kosova pritet të merret më 2 prill, ndërsa ai nga Maqedonia e Veriut me 11 prill. Kërkesat e mësuesve nga të dy shtetet fqinje lidhen kryesisht me pagat, duke marrë parasysh krizën aktuale ekonomike që të dy vendet po kalojnë për shkak të rritjes së çmimeve.