Mësimdhënësit e Kosovës për muajin shkurt kanë marr 100 euro shtesë të parapara nga marrëveshja me Qeverinë Hoti.
Lajmin e ka konfirmuar Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.
“Mësimdhënësit për muajin shkurt i kanë marr nga 100 euro shtesë, ashtu siç ka qenë e planifikuar nga marrëveshja me Qeverinë Hoti”, ka konfirmuar Ymeri.
Sipas tij, presin që edhe për muajin mars të paguhet kjo shtesë.
“Ashtu siç është paraparë në Rimëkëmbje Ekonomike, shtesat janë për dy muaj, pra për shkurt dhe mars. Presim që edhe në muajin pasues të dalin këto shtesa”, tha ai.
Kujtojmë se pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti kishte ndare paga shtesë për arsimtarët.