Mësimdhënësit e komunitetit turk në Gjimnazin e Gostivarit bo*jkotojnë mësimin/ Janë kundër mbylljes së paraleles turke

Mësimdhënësit e komunitetit turk në Gjimnazin e Gostivarit, nëpërmjet një njoftimi të nënshkruar dhe dorëzuar deri te Drejtori i Gjimnazit, Kryetari i komunës së Gostvarit, Stacioni Policor – Gostivar, MASH dhe mediat, informojnë opinionin e gjërë se duke filluar nga 17 shtator 2021 e deri në një vendim të ri, do ta bo*jkotojnë procesin mësimor. Si shkak i këtij veprimi merret mbyllja e një paraleleje me mësim në gjuhën turke në Gjimnazin e Gostivarit.

Në vitin shkollor 2021/22 në paralelet me mësim në gjuhën shqipe janë paraqitur dhe pranuar 102 nxënës në 7 paralele, në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase janë paraqitur 19 dhe janë pranuar 16 nxënës në dy paralele, ndërsa në paralelet me mësim në gjuhën turke janë paraqitur 60 nxënës dhe janë pranuar 52 nxënës që janë ndarë në dy në vend që të ndahen në tri paralele, siç ka qenë vitet e kaluara.

Sipas të dhënave duket qartë rritja e numrit të nxënësve me mësim në gjuhën turke dhe mbyllja e paraleles së tretë paraqet diskr*iminim etnik ndaj komunitetit turk në RMV, thuhet në njoftimin e gjashtë mësimdhënësve turq.
Ata njoftojnë opinionin e gjërë se vendimi i tyre për bo*jkotimin e procesit mësimor do të mbetet në fuqi deri në ndryshimin siç thonë të këtij vendimit radikal.