Mësim të mbahet deri në mesditë e pastaj të vazhdohet me protestë, Nedellkov mund edhe të pranojmë një opsion të tillë

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov u pyet nga gazetarët rreth spekulimeve se greva do të vazhdohet duke mbajtur mësim deri në ora 12-13, dhe më pas të vazhdohet me protesta, ai tha se janë të gatshëm që ta shqyrtojnë edhe këtë propozim. Nedellkov potencoi se këto propozime zakonisht vijnë nga faktorët politik.

“Nuk kam informacione të tilla prej qytetarëve, më tepër vijnë prej faktorëve politik në shtet që propozojnë një model të tillë të grevës, gjithsesi edhe këtë propozim do ta vendosnim në tryezë, do ta rishikonim dhe ndoshta edhe do ta pranonim një opsion të tillë”, deklaroi Nedellkov.