Mesi godet arbitrin dhe merr karton ….(VIDEO)

Barcelona dështoi që të mposht Alavesin, duke marrë vetëm një barazim 1-1 dhe për të vazhduar serinë e rezultateve jo të mira në La Liga. Ylli argjentinas Lionel Messi, nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe në minutën e 39’-të, bëri një veprim për karton të kuq, kur goditi me top me dashje gjyqtarin.

Gjyqtari, edhe pse ka mundur shumë lehtë ta ndëshkojë argjentinasin me karton të kuq, vendosi të ndërshkojë me karton të verdhë. Në këtë ndeshje, një tjetër lojtar u ndëshkua me të kuq, dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Alavesit, Jota-n.