Femrat që kanë qenë të martuara kanë normë më të lartë punësimi se sa ato që aktualisht janë të martuara.
Referuar anketës së bërë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT, gjatë vitit 2017-2018, në mesin e femrave të moshës 15-49 vjeç, përqindja e punësuar aktualisht është më e lartë tek ato që kanë qenë të martuara më parë, por që janë të divorcuara, (të ndara ose të ve) se sa ato që aktualisht janë të martuara ose në bashkëjetese konsensuale, përkatësisht me (53% kundrejt 42%).
Ky rezultat, mund të ndikohet nga fakti se pa mbështetjen e bashkëshortit, femrat marrin përgjegjësinë e plotë për ekonominë e tyre.
Ndërsa e kundërta ndodh me meshkujt e të njëjtës grupmoshe, ku 73% e meshkujve të martuar janë të punësuar në krahasim me 54% e atyre që më parë ishin të martuar.