Mesazhi i Zaevit për partitë shqiptare

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev I ka dërguar një mesazh partive shqiptare dhe të tjerave të cilat mund të paraqesin kushte për hyrje në qeveri.

Ai është shprehur i gatshëm që t’i japë ose t’i kërkojë mandate deputetësh VMRO-DPMNE-së për të formuar Qeverinë e ardhshme, me qëllim që të mos pranojë kurrfarë kushtëzimesh. Zaev në një duel televiziv me kreun e opozitës, Hristijan Mickoski në “24vesti” madje parashkoi rezultatin zgjedhor në bllokun maqedonas, 55 me 48 në favor të socialdemokratëve.

Jam i gatshëm që përmes bisedimeve t’i jap 13 deputetë Mickoskit sepse aq do t’i duhen për të formuar Qeveri, ose do t’i kërkojë të mi huazojë 6 sepse aq do na duhen neve. Askush nuk guxon të bisedojë me kushtëzime”-tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Mickoski nuk komentoi kushtëzimet, por tha se partisë së tij do t’i duhen vetëm 1 ose 2 deputetë për të formuar shumicën.

Pas 15 korrikut VMRO-DPMNE-së nuk do t’i duhen më shumë se një ose dy deputetë për të formuar Qeveri me legjitimitet të plotë”-theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Dy liderët e bllokut politik maqedonas qëndrim të tillë patën menjëherë pas idesë së BDI-së për kryeministrin shqiptar. Zaev kishte paralajmëruar se në rast se ky është kusht i BDI-së, partia e Ahmetit që tani të bëhet gati për opozitë. Qëndrim të njëjtë kishte edhe kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski i cili ishte shprehur i prerë se nuk pranon shumicë me kushtëzime.