Mesazhi i Kryepeshkopit Anastas: Le të bëhemi lu*ftëtarë kundër urrejtjes


Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë vigjiljen e Pashkës, ku përcjellin lutjet e tyre për ringjalljen e Krishtit.
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, uroi sot besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, teksa thotë se me besim të përpiqemi që forcojmë bashkimin dhe dashurinë mes njerëzve dhe popujve.

“Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës mbi vd*ekjen e mbi gjithë pasionet shkatërrimtare dhe na fton të shijojmë çlirimin tonë nga pushteti i tyre. Dhe në një botë që përpëlitet nga armiqësi vd*ekjeprurëse dhe nga pandjeshmëria, le të bëhemi lu*ftëtarë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumëllojta. Dhe, me besim të palëkundur, le të përpiqemi që të forcohet bashkimi, pajtimi, dashuria, uniteti, bashkekzistenca harmonike e njerëzve dhe e popujve.

Krishti u ngjall, vëllezër dhe motra. Me shëndet të fortë dhe shpresë gjatë periudhës së turbullt të pandemisë, dhe me lirinë e Ngjalljes në shpirtin tonë!”