Mesazh i koduar apo rastësi? Numri 69 në kapelen e Almës së videos intime me Gjicin

Ofrimi i seksit oral nga Alma Kaçi kundrejt ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici në këmbim premtimit për fitimin e tenderit për menaxhimin e qenve endacakë të qytetit, prej disa ditësh është në qendrën e mediave.

Me interes të madh është pritur sot mbërritja në Gjykatën e Posaçme e Alma Kaçit dhe Safet Gjicit, të cilët do të njiheshin me masën e sigurisë pas arrestimit ditën e shtunë.

Por ndryshe nga ish-kryebashkiaku i Kukësit i cili zbriti nga makina në ambientet e brendshme të GJKKO, makina e policisë që shoqëronte Alma Kaçin ndaloi jashtë rrethimit të gjykatës, pikërisht aty ku kamerat dhe gazetarët kishin krijuar një barrikadë.

E shfaqur me zë dhe me figurë në videon e plotë erotike me Safet Gjicin, sot Alma Kaçi u mundua të mbulonte aq sa mundej fytyrën. Por mesa duket të jepte edhe një mesazh.

Në pamjet që bënë xhiron e të gjitha mediave kombëtare, vajza e videos intime ishte me flokë të mbledhura, me kapele dhe me syze, ndërsa me çantën që mbante në duar u përpoq të mbulonte fytyrën.

Por ajo që ra shumë në sy të imazhit të saj të jashtëm ishte numri “69” në kapelen e Alma Kaçit.

A donte Alma Kaçi të përcillte ndonjë mesazh të caktuar me kapelen apo përdorimi ishte i rastësishëm me qëllim kamuflimin ndaj objektivit të kamerave të vendosura në oborrin e gjykatës.

Nuk dihet nëse ky ishte një mesazh i drejtpërdrejt i saj për Safet Gjicin me të cilin u përball direkt në sallën e gjyqit.

Apo nëse kapelja me numrin 69 është mesazh i koduar me tjetër domethënie.

Kjo mbetet për t’u parë nëse Alma Kaçi vendos të thyejë heshtjen ku të sqarojë se cili ishte motivi kryesor që e shtyu për të filmuar veten e saj dhe ish-kryebashkiakun në momente intime.

Safet Gjici u la në burg nga GJKKO, ndërsa Alma Kaçi me masën e sigurisë “arrest shtëpie”

51-vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, neni 260 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ai mund të dënohet me burgim nga nga 4 deri në 12 vjet.

40-vjeçarja Alma Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë“, neni 245 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ajo mu